Manchester United ka kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup, pasi e ka eliminuar Chelsean në Stamford Bridge me rezultat 1-2.

Golin e vetëm për The Blues në këtë takim e shënoi Michy Batshuayi, derisa për Djajtë e Kuq të dy golat i realizoi Marcus Rashford.


United ishte skuadër më e mirë në fushë, gjersa mori notën 6.71, ndërsa Chelsea u vlerësua me 6.45, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

GettyImages 1184481932 Chelsea vs Manchester United (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Rashford që mori notën 8.2, shkaku i dy golave të shënuar.

Në anën tjetër, portieri i Chelseat, Willy Caballero kishte vlersimin më të ulët, e që mori 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

che 4 Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

un Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app