Bernard Challandes ka pasur rezultate relativisht pozitive gjatë punës më shumë se katërvjeçare te Përfaqësuesja e Kosovës.

Sot (e mërkurë) është konfirmuar zyrtarisht se Challandes ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Largimi i tij si përzgjedhës i Kosovës vjen pas një marrëveshje konsensuale më Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Felix Magath favorit për ta pasuar Challandesin te Kosova Felix Magath favorit për ta pasuar Challandesin te Kosova

Sukseset e zviceranit me Kosovën ishte të pakta, por rezultatet e tij nuk ishin edhe aq të këqija gjatë kohës te ‘Dardanët’, përcjell Telegrafi.

Challandes ka zhvilluar gjithsej 37 ndeshje zyrtare me Kosovën, duke marrë 16 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje.

Goldallimi ishte pozitiv me “Dardanët” që kanë shënuar 56 gola dhe kanë pranuar 45 sosh gjatë kohës së Challandes.

Nga kjo i bie se Kosova ka mbledhur 56 pikë gjatë kohës së 70-vjeçarit Challandes apo 1.51 pikë për ndeshje. /Telegrafi/