LAJMI I FUNDIT:

Challandes konfirmon dy mungesa tjera të mëdha të Kosovës: Pësuan lëndime në fundjavë

Challandes konfirmon dy mungesa tjera të mëdha të Kosovës: Pësuan lëndime në fundjavë
Bernard Challandes (Foto: FFK-Kosova)

Bernard Challandes ka konfirmuar se do te Kosova do të ketë mungesa tjera.

Milot Rashica mbeti jashtë, ndërsa Amir Rrahmani është ende në pikëpyetje për shkak të situatës me Covid-19 te Napoli.


Por së fundmi në fundjavë lëndime kanë pësuar edhe dy mesfushorë tjerë tejet të rëndësishëm.

Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë lënduar me klubet e tyre dhe nuk do të grumbullohen.

Challandes i përgjigjet Bernard Berishës: Kam folur me të një orë dhe ka marrë fund ai diskutim
Lexo po ashtu Challandes i përgjigjet Bernard Berishës: Kam folur me të një orë dhe ka marrë fund ai diskutim

“Idriz Voca ka thyer hundën në Turqi me klubin e tij dhe nuk do të jetë. Mund të konfirmoj edhe lëndimin e Hekuran Kryeziut i cili të shtunën ka lënduar përsëri ligamentet”, ka deklaruar Challandes.

Challandes ka thënë se janë në kontakt me FIFA-në për Amir Rrahmanin dhe presin të marrin lajme pozitive, edhe pse ardhja e tij mbetet në dyshim.

Ndërkohë lëndime kanë edhe kapiteni Samir Ujkani si dhe Vedat Muriqi.

Challandes flet për përballjen me Maqedoninë e Veriut: Janë skuadër e mirë, por nuk e ndërrojmë strategjinë e lojës
Lexo po ashtu Challandes flet për përballjen me Maqedoninë e Veriut: Janë skuadër e mirë, por nuk e ndërrojmë strategjinë e lojës

“Samir Ujkani ka një lëndim dhe shpresojmë të rikthehet të premten, ndërsa jemi në kontakt me Lazion për gjendjen e Vedat Muriqit i cili të martën do t’i kryej disa teste”.

“Milot Rashica dhe Besar Halimi gjithashtu janë të lënduar”, përfundoi Challandes. /Telegrafi/