LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet për situatën e sulmuesit Andi Zeqiri

Challandes flet për situatën e sulmuesit Andi Zeqiri

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve miqësore ndaj San Marinos dhe Maltës, ndërsa nuk ka mundur t’i ikë pyetjeve rreth situatës së Andi Zeqirit.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor, pasi me datën 1 do të luajë ndaj San Marinos, ndërsa ndaj Maltës më 4 qershor.


Challandes ka zbuluar para disa ditësh listën me emrat e ftuar, ku nuk mungonin befasitë me disa mungesa, por edhe me emra të rinj.

Megjithatë, lojtari që pritej t’i bashkohet Kosovës ishte Andi Zeqiri, por ai përfundoi si pjesë e lojtarëve të ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Zvicra fton katër shqiptarë në Kampionatin Evropian, në listë edhe Andi Zeqiri
Lexo po ashtu Zvicra fton katër shqiptarë në Kampionatin Evropian, në listë edhe Andi Zeqiri

Për situatën e tij është pyetur edhe Challandes në konferencë për shtyp dhe zvicerani nuk ka hezituar të flas rreth kësaj pyetje.

“Ne kemi folur për kohë shumë të gjatë me Andin, kemi folur me familjen e tij, me agjentin e tij, por është situatë mbase normale deri diku, pasi secili lojtar me dy pasaporta mund të marrë një vendim se cilin shtet do ta përfaqësoj”.

“Në këtë situatë, Andi ka pranuar një ftesë për të qenë pjesë e kampit stërvitor për Kampionat Evropian për Zvicrën”.

Andi Zeqiri me fanellën e Zvicrës

“Në disa raste ka lojtarë që vendosin me zemër dhe vendosin ta përfaqësojnë vendin që e ndiejnë më shumë, ndërsa në disa raste ata vendosin për atë që mendojnë se është me e mira për karrierën e tyre futbollistike dhe ky duket që është njëri nga ato raste”.

“Megjithatë, nuk duket se është gjithçka e mbyllur, gjithçka e përfundurar. Ky si duket është vendim dhe njësoj ishte edhe me Albian Ajetin në të kaluarën”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori