LAJMI I FUNDIT:

Chadwick Boseman e mbajti të fshehur betejën me kancerin edhe nga ‘Marvel Studios’ – kompania e cila e realizoi “Black Panther”

Chadwick Boseman e mbajti të fshehur betejën me kancerin edhe nga ‘Marvel Studios’ – kompania e cila e realizoi “Black Panther”
Chadwick Boseman (Foto: Marvel Studios)

Beteja e Chadwick Boseman me kancerin nuk u mbajt e fshehur vetëm nga njerëzit dhe miqtë e tij, por edhe nga ‘Marvel Studios’, kompania që solli “Black Panther” në ekranin e madh.

Aktori vdiq javën e kaluar pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë, konfirmoi familja e tij në një deklaratë të premten.


Tani, detaje të reja kanë dalë në lidhje me betejën disavjeçare të yllit në një raport nga The Hollywood Reporter.

Chadwick Boseman (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas revistës amerikane, askush në ‘Marvel Studios’ nuk ishte në dijeni të diagnozës së kancerit të Boseman.

Në fakt, kreut të studios Kevin Feige iu dërgua një email me informacion të kufizuar brenda një ore nga vdekja e yllit, por në kohën që Feige lexoi këtë, Chadwick vetëm se kishte ndërruar jetë.

Thyhet rekordi - ky është postimi me më shumë pëlqime në historinë e Twitter
Lexo po ashtu Thyhet rekordi - ky është postimi me më shumë pëlqime në historinë e Twitter

Një burim i afërt me aktorin i tha THR se 43 vjeçari ishte i bindur se ai kishte mundur kancerin dhe do të ishte në gjendje të kthehej në kohë për të luajtur në “Black Panther II”, të cilin ai planifikoi të fillonte të përgatitej këtë muaj.

Chadwick Boseman (Foto: Marvel Studios)

Vetëm një javë apo më shumë para vdekjes së tij, Boseman thuhet se kuptoi pozicionin e tmerrshëm në të cilin ndodhej.

Një pjesë e vogël e njerëzve jashtë familjes së aktorit kishin njohuri për sëmundjen e tij, duke përfshirë Logan Coles, agjentin e trajnerin e tij si dhe dhe Brian Helgeland, regjisorin e filmit “42”.

Boseman zgjodhi ta mbajë të fshehur betejën me kancerin edhe nga ekipi i Marvel.

Chadwick Boseman

Përveç në “Black Panther”, aktori i ndjerë u shfaq edhe në filmat e tjerë si: “Avengers: Infinity War”, “Avengers: Endgame”, “Da 5 Bloods”, etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori