LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë të jesh ajo “tjetra”, si ndikon në psikologjinë dhe në shëndetin mendor

Çfarë do të thotë të jesh ajo “tjetra”, si ndikon në psikologjinë dhe në shëndetin mendor

Të jesh në një marrëdhënie me një person që është i martuar me dikë tjetër, nuk është moralisht e drejtë. Por kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, njerëzit vështirë të bëjnë gjëra kundër ndjenjave të tyre

Përkushtimi ndaj një personi të martuar mund të jetë shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, pasi ‘portreti i gruas tjetër’ konsiderohet gjithmonë i keq, shkatërrues dhe i gabuar.


Por a keni menduar ndonjëherë se cilat janë efektet e të qenit “ajo tjetra” në një lidhje? Le të deshifrojmë se si mund të ndikojë tek ju të qenit në një marrëdhënie të tillë.

Faji

Do të ndjeni një faj kaq të madh saqë mund të shkatërrojë ndërgjegjen tuaj pozitive.

Duke besuar se jeni ju përgjegjëse për prishjen e një martese duke qenë ajo tjetra, mund të bëjë që të fajësoni vazhdimisht veten edhe pse ky faj është edhe i partnerit tuaj.

Do të lodheni

A ju ka premtuar partneri juaj se do të lërë gruan e tij për të qenë me ju?

Për të qenë të sinqertë kjo ndodh shumë rrallë, prandaj është e rëndësishme të dini se ai mund të jetë duke luajtur lojëra mendore me ju. Dhe kjo mund t’ju lodhë pafundësisht.

Do ta gjykoni shumë veten

Do ta gjeni veten duke vënë në dyshim zgjedhjet dhe gjykimet tuaja në çdo hap, sepse, pas një situate të tillë, mund ta keni të vështirë t’u besoni vendimeve tuaja.

Kur ju kujtohet vazhdimisht se sa e gabuar është të jesh në një marrëdhënie me një person të martuar, do të filloni të mendoni se të gjitha gjykimet tuaja, si ky, janë moralisht të gabuara.

Sekretet

Marrëdhënie të tilla zakonisht mbahen në errësirë si një sekret i madh, kryesisht sepse personi i martuar refuzon të pranojë lidhjen e tyre jashtëmartesore.

Presioni i mbajtjes së sekreteve të tilla mund të jetë i jashtëzakonshëm. Ju madje mund të filloni të ndiheni të dëshpëruar, të shqetësuar ose të stresuar.

Zero durim dhe vetëbesim i ulët

Pritja që partneri juaj të vijë tek ju mund të lodhë durimin tuaj.

Nuk është e lehtë. Për më tepër, madje mund të filloni të përjetoni probleme me vetëvlerësimin e ulët që do të ndryshojnë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin tuaj. /Telegrafi/