LAJMI I FUNDIT:

Çfarë qëndron mbrapa pensionimit të mundshëm të Neymarit pas Kampionatit Botëror?

Çfarë qëndron mbrapa pensionimit të mundshëm të Neymarit pas Kampionatit Botëror?

Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe ai tashmë po mendon të tërhiqet në moshën 29-vjeçare.

Braziliani kohët e fundit la të kuptohet se Kupa Botërore që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm mund të jetë e fundit për të, që do të thotë se ai po mendon të tërhiqet pak më vonë, ndoshta në fund të sezonit 2022/23, kur ai do të jetë vetëm 31 vjeç.

“Unë mendoj se Kupa Botërore në Katar do të jetë e fundit”, ka thënë Neymar për DAZN. “Nuk e di nëse kam kapacitet mendor për të vazhduar të luaj futboll”.

“Nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t'u marrë më me futboll”, Neymar pret që “Katar 2022” të jetë Kupa e Botës e fundit për të
Lexo po ashtu “Nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t'u marrë më me futboll”, Neymar pret që “Katar 2022” të jetë Kupa e Botës e fundit për të

Paris Saint-Germain nuk ka ndonjë reagim në lidhje me situatën. Ata e dinë që intervista u dha në prill, muaj para se ai të rinovonte kontratën e tij në klub, dhe kjo marrëveshje ishte në dyshim në pranverë.

Klubi francez është gjithashtu i bindur se komentet e tij u përqendruan në futbollin ndërkombëtar, pasi Kupa Botërore 2026 do të luhet kur ai të jetë në mes të 30-ave, një moshë që ka të ngjarë të ketë kaluar kulmin e tij.

Neymar pranoi luftën me shëndetin mendor, Thiago Silva i ofron mbështetje emocionale
Lexo po ashtu Neymar pranoi luftën me shëndetin mendor, Thiago Silva i ofron mbështetje emocionale

Por, klubi francez e di se Neymar nuk është i njëjti lojtar që ishte vite më parë. Ai ka humbur buzëqeshjen që kishte në sezonet e tij të para në klub, dhe ata shpresojnë se Lionel Messi do të ndihmojë për ta kthyer atë.

Siç tha Thiago Silva se Neymar përballet me një presion të ndryshëm dhe më intensiv se kushdo tjetër në Brazil, me kritikat ndaj tij më të drejtuara dhe personale sesa për çdo lojtar tjetër.

Çfarëdo që të ndodhë në vitin 2022, PSG shpreson ta kthejë Neymarin në më të lumturin dhe më të mirën e tij para asaj kohe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori