Ç'do ngjyrë shkakton stimuj të ndryshëm pamorë, ndaj shpreh emocione të ndryshme.
Psikologjia e një njeriu, që është veshur me të bardha nuk është e njëjtë me atë që ka parapëlqyer të kuqen. Eksperimentet dhe studimet, që janë bërë për ndikimin e ngjyrave te njerëzit janë të shumta.
Është parë, për shembull, se njerëzit që janë të rrethuar nga ngjyra të gjalla dhe të ndritshme, gëzojnë çlodhje më të mirë fizike dhe mendore, sesa ata të rrethuar nga ngjyra të errëta.
Eksperimentet tregojnë, gjithashtu, se në mjediset e punës, punonjësit e kryejnë më mirë punën e tyre në një vend të ndritshëm, me ngjyra të këndshme, se sa në një dhomë të errët.
Edhe vetë njeriu zgjedh që të vishet me ngjyra që përshtaten me gjendjen e tij psikologjike. Për shembull, një person që vuan nga depresioni do të preferonte ngjyrat e errëta, në krahasim me dikë, i cili është në gjendje të mirë psikologjike e që do të zgjidhte ngjyrat e gëzuara, transmeton Telegrafi.
E bardha
E bardha është ngjyra e dritës, që simbolizon pastërtinë.
Personi, i cili zgjedh të bardhën, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajësia dhe thjeshtësia në shije.
Njerëzit, të cilët shmangin ngjyrën e bardhë, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojnë gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojnë ato.
E zeza
E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.
Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t’i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë.
Njerëzit, të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.
E kuqja
E kuqja është “ngjyra e ngjyrave “. Në disa gjuhë është sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i së ‘bukurës’ Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti.
Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t’i përballojnë.
E verdha
Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.
Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën.
Portokalli
Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin.
Njerëzit. të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.
Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.
E gjelbra
Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin.
Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u “shkëput” nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.
E kaltra
E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën e zezë, karakterizon një njeri melankolik.
Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.
Ngjyra kafe
Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit.
Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë.
Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.
Grija
Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje ‘diplomatike’.
Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca.
Njerëzit që e shmangin preferojnë ndershmërinë dhe transparencën në krahasim me diplomacinë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore
Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri
Luani: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert