eksperti-banner

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan në detaje raundin e parë të Kampionatit Botëror 2026, duke diskutuar skuadrat që kanë lënë përshtypjen më të madhe, zhgënjimet e para të turneut dhe nivelin e futbollit që po shfaqet në stadiumet e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Diskutimi u hap nga gazetari Lavdim Pireva, i cili veçoi kombëtaren që sipas tij ka impresionuar më shumë se çdo ekip tjetër deri në këtë fazë të garës.


Ai analizoi paraqitjet e skuadrës, organizimin taktik dhe mënyrën dominuese me të cilën ka zhvilluar ndeshjet e para, duke e cilësuar atë si ekipin më bindës të Kampionatit Botëror deri më tani.

Ndërkohë, gazetari Shkumbin Pireva u ndal te Portugalia, për të cilën pati disa kritika pavarësisht pritshmërive të mëdha që ekzistojnë rreth kësaj kombëtareje.

Nga ana tjetër, gazetari Bardh Maxhuni foli për dy kombëtare që sipas tij kanë qenë surprizat më të këndshme të raundit të parë.

Në vazhdim të debatit, Shkumbin Pireva analizoi edhe kombëtaren e Gjermanisë, e cila ka nisur fuqishëm aventurën në Botërorin 2026.

Po ashtu, Bardh Maxhuni ndau mendimin e tij mbi nivelin e përgjithshëm të Kampionatit Botëror 2026, duke theksuar se ky edicion ka sjellë një standard të ri në futbollin ndërkombëtar.

Ai analizoi intensitetin e ndeshjeve, përgatitjen taktike të skuadrave dhe konkurrencën e madhe që është parë që në raundin e parë, faktorë që sipas tij po e bëjnë këtë Botëror një nga më cilësorët e viteve të fundit.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app