LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të ndiqni në emisionin për ekonominë e Kosovës – ‘7 Ditë me Panxhën’?

Çfarë mund të ndiqni në emisionin për ekonominë e Kosovës – ‘7 Ditë me Panxhën’?

Episodi i 15-të i “7 Ditë me Panxhën” sjell një shtjellim mbi Ekonominë e Gjelbër në Kosovë.

Në studio do të bashkëbisedohet për Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, ku e ftuar është Dora Musa, koordinatore e projektit. E për ekonominë qarkore dhe lineare me theks të veçantë, do të bisedohet me të ftuarën tjetër në “7 Ditë me Panxhën”, IIndira Kartallozin nga ‘Kaleidoscope Futures’.


Ndërsa nga terreni në episodin e sotëm, vjen storia për industrinë e plastikës në të cilët trajtohet dilema se nëse duhet apo jo të ndalohet përdorimi i qeseve të plastikes? E për këtë, në
kuadër të rubrikës ‘Made in Kosova’, do të prezantohet kompania ‘Plastika’.

Për të kuptuar informacione dhe detaje nga të gjitha këto tema, ju ftojmë të na ndiqni sonte në emisionin ‘7 Ditë me Panxhën’, në orën 20:45 në Klan Kosova.