LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mësuam nga ajo që i ndodhi Joshuas dhe ndikimi i përgjithshëm në boks

Çfarë mësuam nga ajo që i ndodhi Joshuas dhe ndikimi i përgjithshëm në boks
Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz Jr. e bëri atë që shumëkush e mendonte si të pamundur duke e mposhtur Anthony Joshuan me nokaut teknik në raundin e shtatë të shtunën mbrëma dhe ia rrëmbeu të gjithë titujt në kategorinë e peshave të rënda.

ESPN ka sjellë një përmbledhje të asaj që ndodhi çfarë mësuam nga kjo, që konsiderohet si një prej fitoreve më befasuese në histori të boksit.


1. Ruiz fitoi, por a humbi boksi

Anthony Joshua, Deontay Wilder (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Jo vetëm Joshua pësoi, kjo ishte humbje edhe për Deontay Wilder. Derisa amerikani mund të ndeshet me britanikun në të ardhmen, kurrë më nuk do ta ketë rëndësinë dhe interesimin e njëjtë siç ka ndodhur në periudhën kur të dy ishin të pamposhtur.

Para fundjavës që kamë pas, tifozët e boksit e kanë dashur me ngul duelin e shumëpritur ndërmjet tashmë ish kampionit të WBA, WBO dhe IBF, dhe kampionit akoma të pamposhtur të WBC-së. Por, pasi Ruiz e rrëzoi katër herë Joshuan, dëshira për ta parë AJ kundër Wilderit në ring nuk është më e njëjta.

2. Mjekra është mangësia e Joshuas

NEW YORK, NEW YORK – JUNE 01: Anthony Joshua looks on before his fight against Andy Ruiz Jr during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Në raundin e tretë u mendua se do të ishte një duel i lehtë për Joshuan kur e rrëzoi kundërshtarin, por më pas u shndërrua në makth për ish-kampionin e unifikuar botëror, i cili u kundërsulmua dhe u rrëzua dy herë në raundin e tretë.

Nga ky moment, AJ ishte i paqëndrueshëm dhe nuk mund të qëndronte në këmbë. Dhe pas dy rrëzimeve të tjera në raundin e shtatë, gjyqtari Michael Griffin e ndërpreu meçin me nokaut teknik. Nuk ka ndodhur kurrë që një njeri aq i fortë, të dukej aq i brishtë.

Me gjithë talentin që ka, Joshua ka një mangësi dhe ajo është mjekra e tij. Ka qenë vetëm çështje kohe se kur do të ekspozohet kjo gjë.

Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

3. Pra, cili është boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda tash

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Derisa Ruiz i ka tre tituj të rëndësishëm, a bën kjo më të mirin në botë? Jo, nuk është Ruiz. Por, ai do ta ketë mundësinë ta dëshmojë veten në muajt në vijim. Kampioni i WBC-së, Deontay Wilder dhe ish-kampioni i unifikuar, Tyson Fury, që u ndanë baras në muajin dhjetor, tash konsiderohen si boksierët më të mirë në kategorinë e peshave të rënda.

Është raportuar se Wilder dhe Fury kanë arritur marrëveshje për rimeç që pritet ta zhvillojnë në muajt e parë të vitit 2020, ndërsa fituesi i atij dueli do të konsiderohet më i miri në këtë kategori. Por, para se të ndodhë ajo përballje, amerikani do të ndeshet me Luis Ortiz (në shtator), kurse britaniku do të ndeshet me Tom Schwarz më 15 qershor dhe pritet ta ketë një meç tjetër gjatë këtij viti.

4. A është rimeçi i menjëhershëm ide e mirë për Joshuan

Andy Ruiz Jr duke iu gëzuar fitores (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Pas humbjes në New York ka nisur të dyshet se a do të jetë AJ më i njëjti. Humbjet e kësaj natyre mund të ndikojnë psikikisht te një boksier dhe pastaj edhe në aspektin fizik. Mburoja e pathyeshmërisë tashmë i është zhdukur Joshuas.

Nëse ai del përballë Ruiz brenda gjashtë muajve të ardhshëm, meksikano-amerikani do të ketë më shumë vetëbesim dhe të njëjtën fuqi, ndërsa britaniku të njëjta dyshime me të cilat u largua nga ringu të shtunën. Një tjetër humbje nga Ruiz do t’ia ulet shumë statusin, madje edhe në Britani të Madhe, ku ai vazhdon të konsiderohet ndër më të mirët në histori.

5. A meriton Ruiz lëvdata

Andy Ruiz Jr e rrëzoi katër herë Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Padyshim që po. Derisa zakonisht jepen arsyetime dhe rrethana të ndryshme për humbje të favoritëve në këtë mënyrë, mirëpo meritat dhe lëvdatat gjithmonë duhet t’u jepen fituesve për atë që kanë arritur.

Ruiz e zëvendësoi Jarrell Millerin (që u suspendua për shkak se doli pozitiv në doping), ndërsa edhe pse nuk është konsideruar boksier i të njëjtit nivel me AJ, ai kishte regjistruar vetëm një humbje në 33 duelet e tij, prandaj jo rastësisht e ka arritur këtë sukses.

Edhe pse ka një fizik që nuk lë përshtypje, talenti dhe fuqia kanë qenë gjithmonë të pranishme te meksikani. Ai nuk do të ketë kurrë muskuj dhe dukje si kolegët e tij, por e ka aftësinë natyrale për të boksuar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori