LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë kortikosteroidet, kur duhet përdorur dhe kur duhet shmangur?

Çfarë janë kortikosteroidet, kur duhet përdorur dhe kur duhet shmangur?

Kortikosteroidet janë preparate sintetike, të cilat përdoren për eliminimin e proceseve të ndryshme të inflamacioneve në organizëm

Veprimi i tyre bazohet në parimin e hormoneve, të cilat prodhohen normalisht në gjëndrat mbiveshkore, transmeton Telegrafi.


Për shkak të veprimit të fuqishëm kundër inflamacioneve, janë të vetmet ndër grupet më të rëndësishme të ilaçeve, për shkak që shpesh pyesim sa vërtet janë të mira kortikosteroidet për përdorim.

Të përshkruara në doza adekuate, preparatet e kortikosteroideve zvogëlojnë procesin e inflamacionit në trup. Ndihmojnë në sistemin e imunitetit në gjendjet në të cilat organizmi sulmon indet vetjake.

Gjithashtu përdoren edhe si terapi substitucionale te sëmundjet ku organizmi natyrisht nuk mund të prodhojë lloje të caktuara të hormoneve.

Më së shpeshti përdoren në tretmanin e reaksioneve alergjike, gjendjeve inflamatore të lëkurës, sëmundjet e sistemit muskulor-kockor, sëmundjet auto-imune, por edhe te disa forma të karcinomeve.

Përparësitë e tipit të këtillë të terapisë janë spektri i gjerë i veprimit dhe arritja e shpejtë e efektit të dëshiruar.

Më së shpeshti përdoren preparatet në gjendjet në të cilat shkaktari është më pak i njohur apo i panjohur.

Veprimet e mundshme të padëshiruara, në rend të parë, vijnë për shkak të përdorimit afatgjatë, ndërsa përfshijnë apetitin e shtuar, i cili mund të çojë deri në shtimin e peshës trupore, rrezikun e shtuar për zhvillim të infeksioneve, ndryshimin e humorit, fazën e depresionit, rrezikun për zhvillim të sëmundjes së sheqerit apo përkeqësim të tashmë shtypjes së lartë të gjakut, osteoporozë dhe zhvillim të kataraktit dhe glaukomës.

Për shkak të veprimit të fuqishëm, ndonjëherë edhe të efekteve të rënda dhe serioze anësore, qasja tretmanit me kortikosteroide duhet të jetë plotësisht i arsyeshëm.

Proceset e fuqishme të inflamacioneve pa shkaktarë të qartë, reaksionet alergjike, sëmundjet auto-imune gjithsesi janë gjendje në të cilat kortikosteroidete kanë vendin e vet.

Kujdesi duhet të ekzistojnë në rastin e nevojës së përfshirjes së kortikosteroideve te të moshuarit, fëmijët, shtatzënat, por edhe te pacientët të cilët janë në terapi për sëmundje të caktuar, për shkak të interaksioneve të mundshme të ilaçeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori