LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është duke ndodhur me 14 lojtarët që u larguar nga Arsenali shkaku i Artetas – nga Ozil te Mkhitaryan

Çfarë është duke ndodhur me 14 lojtarët që u larguar nga Arsenali shkaku i Artetas – nga Ozil te Mkhitaryan

Mikel Arteta ka bërë disa largime nga Arsenali që kur erdhi në krye të skuadrës në dhjetor të vitit 2019.

Trajneri spanjoll bëri hiq më pak se 14 largime nga The Gunners, disa si shitje përfundimtare, disa në huazim, e disa prej tyre u larguan edhe si lojtar të lirë.

Për 15 muaj, Arteta u bëri me dija këtyre lojtarëve se nuk janë në planet e tij, mirëpo cila është forma aktuale e tyre.

Më poshtë keni një përmbledhje të 14 lojtarëve që u larguan nga Arsenali në statuse të ndryshme:

Emiliano Martinez

Pasi kishte qëndruar pothuajse për tetë vite në bankën rezervë të Arsenalit, Martinez nuk ndihej më si pjesë e Topçinjve, aq më shumë kur duhet të ishte rezervë e Bern Lenos që nuk ishte në formë.

Aston Villa e transferoi argjentinasin në shumën e 20 milionë eurove, ndërsa deri më tani ai ka treguar formë të lartë në Villa Park.

Henrikh Mkhitaryan

Armeni asnjëherë nuk e kishte mundësinë ideale për të treguar vetën te Arsenali, derisa në verën e kaluar e kompletoi kalimin te Roma si lojtar i lirë.

Mkhitaryan është duke shkëlqyer në Itali, pasi ka shënuar 11 gola në të gjitha garat.

Matt Macey

Shtatë vite te Arsenali dhe vetëm dy paraqitje. Nuk është befasi se Macey e kërkoi largimin, duke kaluar në janar  te Hibs si transferim të lirë.

Është e dhimbshme për të se as aty nuk është zgjedhja e parë, derisa 26-vjeçari mund të bëjë një tjetër transfer në këtë verë.

Sokratis Papastathopoulos

Mbrojtësi qendror i dha fund aventurës së tij në veri të Londrës në afatin kalimtar të janarit, duke u rikthyer në Greqi te Olympiacos si transferim i lirë.

Mesut Ozil

Turko-gjermani më në fund shpëtoi nga Arsenali, pasi nuk kishte luajtur për më shumë se një vit te skuadra londineze, duke kompletuar kalimin te Fenerbahce si transferim i lirë.

Shkodran Mustafi

Në një situatë të përafërt me Ozilin, edhe mbrojtësi shqiptar nuk qëndroi i heshtur dhe shkëputi kontratën me skuadrën londineze për të kaluar si transferim i lirë te Schalke deri në fund të këtij edicioni.

Sead Kolasinac

Është pothuajse e pamundur që mbrojtësi të rikthehet të luajë sërish për Arsenalin, pasi aktualisht ai është në huazim te Schalke deri në fund të këtij sezoni.

The Gunners nuk kanë interesim për ta rikthyer atë në Emirates dhe me gjasë do ta shesin në këtë verë.

Matteo Guendouzi

Një tjetër huazim në Bundesliga nga Arsenali. Mesfushori kaloi te Hertha Berlini, mirëpo për dallim nga Kolasinac, francezi mund të rikthehet sërish në Emirates.

Lucas Torreira

Mesfushori nuk ishte në planet e Artetas dhe kaloi në huazim te Atletico Madridi, aty ku po luan pak dhe në këtë verë do të rikthehet te Arsenali, ndoshta edhe për të përfunduar aventurën në veri të Londrës.

Konstantinos Mavropanos

Duke gjykuar nga historiku i tij i dy marrëveshjeve të huazimit në 12 muajt e fundit, Mavropanos gjithashtu ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Arsenalin, me marrëveshjen që përfundon në fund të sezonit.

Greku ka shijuar një paraqitje të denjë për Stuttgart në javët e fundit, por pësoi një lëndim në ndeshjen e tij të parë për klubin i cili e përjashtoi atë për gati dy muaj.

William Saliba

Saga Saliba-Arteta është ajo që nuk e ka bërë rrëfimin e bukur dhe përfundimisht çoi në dërgimin e tij në huazim për tërë sezonin në Nice.

Nuk mund të mohohet që 19-vjeçari mund të bëhet ende një yll i madh në Arsenal – ai me siguri ka aftësinë – por gjithçka ka qenë pak e çuditshme deri më tani për francezin.

Ainsley Maitland-Niles

Të pasigurt se ai po merrte minuta të mjaftueshme për të siguruar një vend në ekipin anglez, Maitland-Niles u bashkua me West Bromin për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ainsley Maitland-Niles joined West Brom on loan

Joe Willock

Gjithashtu duke kërkuar minuta më shumë, Willock u bashkua me Newcastle në një huazim deri në fund të këtij edicioni.

21-vjeçari patjetër që ka një të ardhme të ndritur në kryeqytet dhe ka bërë përshtypje deri më tani në veri-lindje.

Dejan Iliev

Portieri i katërt i Arsenalit, Iliev u bashkua me Shrewsbury përsëri në tetor, por nuk mundi të merrte një paraqitje në League One, kështu që vendosi të kthehej në klub në fund të janarit.

26-vjeçari me shumë gjasë do të largohet nga The Gunners në këtë verë dhe do të kërkojë një aventurë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori