Adriana Matoshi, Robert Berisha e Afërdita Paqarada janë pjesë e sezonit të pestë të emisionit më të shikuar të kuzhinës, Pasion e Profesion që transmetohet çdo të diel në Klan Kosova nga ora 19:00, ku ata garojnë me njëri tjetrin për 10 javë rresht.

Në episodin e kësaj të dieleje (episodi i shtatë), organizatorët u përkujdesen që secilit prej tyre t’ua sjellin personat e zemrës si mysafirë special për t’ju ndihmuar gjatë gatimit, duke i befasuar kështu që të tretë.

Adriana Matoshi u emocionua kur e pa befasinë e saj e që ishte shoqja e saj e zemrës, Timja. Ndërsa Robertit i erdhi në ndihmë si befasi shoku i tij i fëmijërisë, Dren Menda. E për Afërdita Paqaradën, befasinë e solli Diellza Kolgeci.

Kush ia doli ta fitojë këtë episod?

Shikojeni episodin e plotë këtu: