LAJMI I FUNDIT:

​Certifikohet rezultati për Kuvendin Komunal në Leposaviq, 3 ulëse mbesin të zbrazëta

​Certifikohet rezultati për Kuvendin Komunal në Leposaviq, 3 ulëse mbesin të zbrazëta
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal në Leposaviq.

Megjithatë, Kuvendi nuk është i plotë, pasi është miratuar rezultati vetëm për 16 asamblistë ndërsa ka gjithsej 19 ulëse.


Kjo në mungesë të votave për kandidatët që kanë garuar për Asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton kp.

Sipas rezultatit, Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 15 ulëse por vetëm 12 kandidatë të saj kanë marrë vota e rrjedhimisht KQZ ka vendosur që LVV të ketë vetëm 12 këshilltarë komunalë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia e serbëve të Kosovës kanë marrë nga dy ulëse të tjera secila.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ka ardhur rekomandimi nga Sekretariati që rezultati të certifikohet pasi vetëm kështu i hapet rrugë krijimit të institucioneve lokale në Leposaviq.

“Lëvizja Vetëvendosje 76.1%, 15 ulëse të fituara. Partia Demokratike e Kosovës me 19.2%, 2 ulëse të fituara si dhe Partia e serbëve të Kosovës me 4.6% me 2 ulëse të fituara. Ndërsa në listën e kandidatëve Lëvizja Vetëvendosje i ka 12 kandidatë të cilët kanë marrë vota. Partia Demokratike i ka dy kandidatë që kanë marrë vota dhe Partia e serbëve të Kosovës me dy kandidatë që kanë marrë vota”, deklaroi Radoniqi.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje nga KQZ, Sami Kurteshi, deklaroi se interpretimi i sekretariatit është i kundërligjshëm.

“Diskutimin e kemi shterur si mendojmë ne, secili kemi mbetur vetëm me marr një vendim, vendimi është i domosdoshëm për hapje të rrugës, mendoj se interpretimi që ka dhënë sekretariati është jo i drejtë, i kundërligjshëm, prandaj do të votoj kundër, edhe kolegu im nga Vetëvendosje do të votojë kundër sepse mendojmë se nuk është interpretim i drejtë”, tha Kurteshi.

Pas hedhjes në votim, 8 anëtarë të KQZ-së votuan pro, dy anëtarët që përfaqësojnë LVV-në votuan kundër, ndërsa përfaqësuesja e Listës Serbe abstenoi me votën e saj.

Me këtë rast, është certifikuar edhe rezultati për këto zgjedhje. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori