Lorik Cana i ka përgënjeshtruar njoftimet për një ceremoni lamtumirëse me Kombëtaren kuqezi që thuhej se do të mbahej në muajin e ardhshëm.

Kapiteni legjendar ka bërë të ditur se ceremonia e tij mund të mbahet në vitin 2017.


“Përshëndetje të gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë së lamtumirës me kombëtaren dhe zërat që po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9 tetor në Shkodër!”.

“Doja t’ju informoj që nuk është e vërtetë dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e Canës. /Telegrafi/

telegrafi sport app