LAJMI I FUNDIT:

Celtics dhe Warriors pranë eliminimit shokues nga Play-Offi

Celtics dhe Warriors pranë eliminimit shokues nga Play-Offi

Boston Celtics dhe Golden State Warriors janë në rrezik serioz për t’u eliminuar herët nga Play-Offi i NBA-së, pas humbjeve të fundit që i kanë lënë një hap larg dështimit.

New York Knicks po shkëlqejnë në fazën e eliminimit direkt dhe tani udhëheqin serinë kundër kampionëve në fuqi, Boston Celtics, me rezultat 3:1.

Në ndeshjen e katërt, të zhvilluar në Madison Square Garden, Knicks fituan 121:113, duke pasur tani tri mundësi për t’u kualifikuar në finalet e Konferencës së Lindjes.


Jalen Brunson ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 39 pikë, 12 asistime dhe 5 kërcime, ndërsa Mikal Bridges dhe Karl-Anthony Towns kontribuan me nga 23 pikë secili.

Edhe pse Jayson Tatum shënoi 42 pikë për Bostonin, ato nuk mjaftuan për fitoren.

Për më tepër, Tatum pësoi një dëmtim tre minuta para fundit dhe u largua nga fusha me karrocë me rrota. Mbetet e paqartë nëse ai do të rikuperohet për ndeshjen e radhës.

Në anën tjetër, edhe Golden State Warriors janë afër eliminimit pas një tjetër humbjeje ndaj Minnesota Timberwolves, me rezultatin 117:110.

Timberwolves dominuan çerekun e tretë me një seri 39:17, çka i dha atyre kontrollin e plotë të ndeshjes. Julius Randle me 31 pikë dhe Anthony Edwards me 30 ishin vendimtarë, ndërsa Warriors ndjejnë mungesën e Steph Curry, i cili është i dëmtuar. /Telegrafi/

Rezultatet:

New York – Boston 121:113 (3:1)

Golden State – Minnesota 110:117 (1:3)

Në trend Sport

Më shumë
Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës

Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës

Bundesliga
Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Ndërkombëtare
UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

Superliga
Pogba me rrëfim emocional, nga 'tradhtia' që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij

Pogba me rrëfim emocional, nga 'tradhtia' që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij

Serie A
Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Ligue 1
Manchester United planifikon ofertë për sulmuesin që shpërtheu këtë sezon në Serie A

Manchester United planifikon ofertë për sulmuesin që shpërtheu këtë sezon në Serie A

Premier League
Kalo në kategori