LAJMI I FUNDIT:

Çekia, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria kërkojnë që BE të fillojë bisedimet me Shkupin dhe Tiranën

Çekia, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria kërkojnë që BE të fillojë bisedimet me Shkupin dhe Tiranën

Me letër të hapur të përbashkët të titulluar “Ta lëvizim Ballkanin Perëndimor përpara”, shefat e diplomacive të Çekisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, kërkojnë BE të sjell vendim të guximshëm për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kriteret kyçe që i ka vendosur BE duke zbatuar reforma komplekse vendore. Maqedonia e Veriut e ka lidhur Marrëveshjen historike të Prespës me Greqinë me çka ishte tejkaluar kontesti disavjeçar rreth emrit të shtetit”, shkruajnë në letrën e përbashkët të publikuar në “Politiko”, ministri i Jashtëm çek Tomas Petriçek, ai polak Jacek Çaputoviq, ai hungarez Petar Sijarto dhe shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak.


Ata theksojnë se për shkak të progresit të arritur impresionues, KE në maj të këtij viti ka dhënë rekomandim të pakushtëzuar me dy vendet, por megjithatë Shkupi dhe Tirana ende presin dritë të gjelbër nga shtetet anëtare të BE-së.

“Fillimi i negociatave është hap i rëndësishëm në rrugën drejt inkuadrimit të BE-së, por në vetvete nuk nënkupton anëtarësim. Eurointegrimi varet nga përmbushja e kritereve të vendosura nga Unioni, qëllimi i së cilës është të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të përgatitet për anëtarësim dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve të saj. Ajo poashtu është zgjedhje e përbashkët strategjike e BE-së dhe partnerët e saj në rajon. Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE është e interesit politik, ekonomik dhe të sigurisë së Unionit”, theksojnë ministrat.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me padurim presin fillim të fazës së re të procesit të integrimit në BE. Koha është të sillet vendim i guximshëm për të ardhmen, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por edhe mbarë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Vendimi pozitiv do të çojë sinjal të qartë se BE pranon rezultate konkrete në përmbushjen e kushteve që i vendos. Ajo nënkupton impuls shtesë për mbarë rajonin në vazhdimin e reformave dhe transformimin. Me hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, BE do të riafirmojë përcaktimet e saja për stabilitet, siguri, demokraci dhe prosperitet të rajonit. Poashtu do ta njeh dhe pranojë faktin se vetëm përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor, BE do të jetë e kompletuar, ndërsa interesat e saja të mbrojtur në afatgjatë”, vlerësojnë ministrat për Punë të Jashtme të Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.

Petriçek, Sijarto, Çaputoviq dhe Lajçak në letrën e hapur të përbashkët konstatojnë se vendimi për bisedime miratohet në kohën kur BE përballet me sfida të shumta siç është Bregziti, migrimi, nisja në detyrë e KE-së së re, por këto çështje siç theksojnë, “nuk guxojnë të largojnë BE-në nga ajo që arritën në Ballkanin Perëndimor dhe ajo patjetër të mbetet e përkushtuar në obligimet që i merr drejt rajonit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori