LAJMI I FUNDIT:

Çavkov: Nuk jam terrorist, paraburgimi më ështe caktuar në mënyrë të jashtëligjore

Çavkov: Nuk jam terrorist, paraburgimi më ështe caktuar në mënyrë të jashtëligjore

Çavkov ka dalë para Këshillit treanëtarësh penal në Gjykatën e Apelit, ku ka kërkuar sërish që t’i hiqet paraburgimi i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gojarisht vërtetoj se me datë 26 prill nuk kam kryer asnjë vepërr inkriminuese, dhe as që kam bërë ndonjë vepër penale me të cilën e kam cënuar sigurinë e shtetit. Kam marrë përgjegjësinë personale, kam treguar iniciativë dhe kam lëshuar 7 ose 8 urdhëra në përputhje me planin operativ strategjik. Ato janë dokumente të cilat mund të mblidhen në një dosje prej një metër”, deklaroi në seancën e sotme publike, para kshillit penal treanëtarësh në Gjykatën e Apelit në Shkup, ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike (BSP), Mitko Çavkov, duke i shpjeguar arsyet pse duhet t’i hiqet paraburgimi.

Ai tha se i është caktuar paraburgim në mënyrë të jashtligjshme për tre arsye, e jo për trajtimin dhe gjendjen shëndetsore në të cilën ndodhet. Pas vërejtjeve të avokatit të tij, Sashko Dumovski, se zemra i punon me 50% kapacitet, Çavkov potenco see edhe nëse do t’i punonte vetëm 1%, koha do të tregonte se kush është arsyeja kryesore për paraburgimin e tij.

Sipas Çavkovit, të dy vendimet për vazhdimin e paraburgimit, kanë qenë identike fjalë për fjalë, abstrakte dhe me përgjithësime. Ai deklaroi se nuk e kishte ndërmend të ikte dhe as të kishte ndikim tek dëshmitarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori