LAJMI I FUNDIT:

Cavani thyen rekordin e Ibrahimovicit, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së

Cavani thyen rekordin e Ibrahimovicit, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani është golashënuesi i ri më i madh në histori të të gjitha kohërave të Paris Saint-Germain, duke lënë nën hije golat e Zlatan Ibrahimovicit.

Cavani ka vazhduar me formë të lart dhe gola në fanellën e Paris Saint-Germain.


Sulmuesi uruguaian ka gjetur golin e tij të 157-të në fanellën e gjigantit parisien, duke e larguar nga froni i golashënuesit Zlatan Ibrahimovicin.

Al-Khelaifi duke ia dhuruar çmimin mirënjohës Cavanit

Pas një pune të mirë nga Neymar dhe Adrien Rabiot në ndërtimin e aksionit, Cavani shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj Montpellier, gol ky i 27-ti këtë sezon, të arritur në paraqitjen e tij të 31-të.

Pas këtij goli Cavani shkoi te tifozët që ta festoj së bashku me ta, duke ua dhuruar edhe fanellën.

Ky rekord i ‘Matadorit’ vjen pas katër sezoneve e gjysmë në kryeqytetin francez, gjatë të cilave shpesh është detyruar të luajë jashtë pozitës së tij natyrale.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ‘El Matador’ të jetë një kërcënim i fuqishëm që ka arritur që nga Napoli në verën e vitit 2013 për një shumë prej 60 milionë eurosh.

Cavani ka arritur të paktën 25 gola në çdo sezon në të gjitha garat që nga transferimi në Francë, duke përfshirë 49 gola në sezonin e fundit.

Asnjë lojtarë tjetër aktual i PSG-së nuk është në listën e 10-të golashënuesve më të mirë dhe vetëm tre sulmues të tjerë kanë shënuar më shumë se 100 gola.

Sulmuesi portugez, Pauleta gjendet në vendin e tretë pasi shënoi 109 gola për PSG, ndërsa Dominique Rocheteau shënoi 100 gola ndërmjet viteve 1980 dhe 1987. /Telegrafi/

Lista e 10-të golashënuesve më të mirë në histori të PSG-së: