Cavani: Është normale të ëndërrosh për Realin

“A është Napoli e ardhmja ime? Napoli është vetëm e tashmja ime. Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen time. Unë vetëm mund të them se për momentin jam i lumtur”, citohet të ketë thënë sulmuesi bombastik për Corriere del Mezzogiorno.
“Sa për Real Madridin... ëndërr fëmijërore, është normale. Gjithkush ëndërron për këtë. Por, jeta është diçka tjetër. Unë e kam gjetur Napolin dhe jam i krenar. Por, prapë se prapë është mirë të ëndërrosh edhe kur të rriteni”.
“Për momentin jam lojtar i Napolit dhe nuk di për ndonjë ofertë”, deklaroi Cavani. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/06/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































