LAJMI I FUNDIT:

Cavaliers pa problem triumfojnë kundër Celtics (Video)

Cavaliers pa problem triumfojnë kundër Celtics (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit.

Basketbollistët e Cleveland Cavalerisit nuk është dashur të djersiten fortë për të arritur deri tek fitorja e radhës në NBA pasi para fillimit të çerekut të fundit kishin epërsi prej 18 pikëve.


Kampionët triumfuan kundër skuadrës së Boston Celtic me rezultat 124:118 në saje të paraqitjes të LeBron Jamesit, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit regjistroi ‘double-double’ në saje të 23 pikëve dhe 11 asistimeve. Por, Kyrie Irving ishte basketbollisti më efikas te Cavs, i cili shënoi 32 pikë përgjatë 35 minutave sa qëndroi në parket.

Te Celtics, Isaiah Thomas ishte lojtari me më së shumti pikë duke shënuar 31 sosh ndërsa Avery bradley shtoi 23 sosh.

Pas kësaj, Cleveland ka bilanc prej 24 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa për Celtic kjo ishte humbja e 14 kundrejt 19 fitoreve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 91-82 Miami

Memphis 114-80 Oklahoma City

Phoenix 99-91 Toronto

Utah 100-83 Philadelphia

LA Lakers 89-101 Dallas