LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Totti, lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave

Cassano: Totti, lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave
Totti dhe Cassano kanë qenë njëra nga dyshet më frikshme në Serie A

Antonio Cassano ka treguar se e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur për Juventusin që të mund të luante me Francesco Tottin, të cilin e cilëson si lojtarin më të mirë italian të të gjitha kohërave.

FantAntonio zbriti së bashku me Tottin në Colosseum mbrëmjen e së enjtes, pasi legjenda e Romës publikoi autobiografinë e tij ‘Un Capitano’ në ditëlindjen e tij të 42-të.


Gjatë prezantimit të tij, Cassano mori fjalën duke folur fjalë të mëdha për Tottin, të cilin e cilësoi si italianin më të madh të të gjitha kohërave.

Totti publikon librin autobiografik: Spalletti më dëboi nga Roma, ishte dënimi më poshtërues
Lexo po ashtu Totti publikon librin autobiografik: Spalletti më dëboi nga Roma, ishte dënimi më poshtërues

“Në kushtet e futbollit, Cassano është më i miri që kam luajtur me të”, ka thënë fillimisht Totti.

Totti dhe Cassano kanë qenë njëra nga dyshet më frikshme në Serie A

“Ne folëm të njëjtën gjuhë në fushë. Kaluam shumë kohë së bashku kur ai erdhi së pari në Romë”.

“E hodha poshtë shansin për të luajtur për Juventusin që të mund të luaja me Tottin, lojtarin më të mirë italian të të gjitha kohërave”, ka thënë fillimisht Cassano.

Totti: U përpoqa t'i sillja në Romë emra si Ronaldo e Ibrahimovic
Lexo po ashtu Totti: U përpoqa t'i sillja në Romë emra si Ronaldo e Ibrahimovic

“Ai bëri histori. Ai mund të kishte fituar disa trofe të Topit të Artë në vende të tjera, por ai qëndroi besnik ndaj popullit të tij dhe ekipit të tij”.

“Plus familja e tij praktikisht më adaptoi kur erdha në Romë. Fiorella më trajtoi mua si një djalë i tretë i tyre”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori