LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Juventusi nuk e ka statusin e klubit të madh evropian në Ligën e Kampionëve, çmenduri të kritikohet Ronaldo

Cassano: Juventusi nuk e ka statusin e klubit të madh evropian në Ligën e Kampionëve, çmenduri të kritikohet Ronaldo

Antonio Cassano ka thënë se është çmenduri të dyshosh te Cristiano Ronaldo, por shton se Juventusi nuk e ka statusin e klubeve të mëdha evropiane në Ligën e Kampionëve.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Romës dhe Real Madridit foli në një video të Christian Vierit për eliminimin e Juves në Ligën e Kampionëve nga Porto.


“Jam i kënaqur kur shoh disa njerëz që dyshojnë në Cristiano Ronaldon, i cili fitoi pesë edicione të Topit të Artë, pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe shënoi më shumë gola në atë turne se kushdo tjetër në histori”, ka thënë fillimisht Cassano.

Cassano flet rreth garës për titull në Serie A
Lexo po ashtu Cassano flet rreth garës për titull në Serie A

“Ronaldo dhe Juventusi janë dy gjëra të ndryshme këtu. Ronaldo është Mbreti i Ligës së Kampionëve. Juve ka dështuar për 26 vjet”.

“Kjo nuk është për shkak të Zidane, Ronaldo, Higuain apo kujtdo që ka kaluar. Juventusi nuk ka statusin e klubeve të mëdha evropiane, si Bayern Munich, Liverpool, madje edhe Milan”.

“Juve do të fitojë gjithmonë në Itali, sepse ata kanë forcën ekonomike, ata kanë atë stil futbolli që është i përshtatshëm për të fituar 1-0 dhe për të vulosur titullin deri në shkurt, por në Evropë ata gjithmonë dështojnë”.

Cassano: Cristiano Ronaldo ka qenë një dështim te Juventusi
Lexo po ashtu Cassano: Cristiano Ronaldo ka qenë një dështim te Juventusi

“Ne madje kemi arritur në pikën ku po dyshojmë te Ronaldo. Është çmenduri. Klubi nënshkroi Ronaldon, mund të nënshkruajë Messin, Maradonën, më të mirët në histori, por nëse nuk i rrethon me lojtarë me karakter të shkëlqyeshëm dhe një status global, mund të presësh edhe 26 vjet tjera”.

“Nga këta lojtarë, përveç Gigi Buffon dhe Ronaldo, kush në atë skuadër ka fituar Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës? Askush!”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori