LAJMI I FUNDIT:

Casillas publikon foto nga Camp Nou, Pique e ngacmon atë duke e pytur për golat e pësuar

Casillas publikon foto nga Camp Nou, Pique e ngacmon atë duke e pytur për golat e pësuar

Iker Casillas dhe Gerrard Pique janë miq shumë të mirë, ku për vite me radhë kanë qenë bashkëlojtarë tek Kombëtarja e Spanjës.

Megjithatë sa i përket nivelit të klubeve, dy yjet spanjollë kanë qenë rival të përbetuar brenda 90 minutave.


Casillas që tanimë është pensionuar nga futbolli, ka vendosur ta publikoj një fotografi nga e kaluara në rrjetin social Instagram.

Portieri spanjoll është komentuar fillimisht nga Carles Puyol, i cili e pyeti nëse luan vetëm.

Ndërsa ai që ka bërë bujë të madhe ka qenë komenti i qendërmbrojtësit të Barcelonës, Gerrard Pique, i cili e thumboi paksa Casillasin, por në suanca të shoqërisë.

“Sa herë e ke nxjerrë topin nga brenda portës në këtë stadium? Çfarë momenti i fokusuar”, ka shkruar Pique duke i bashkangjitur komentit të tij edhe disa figura të qeshura.

Kaq ka mjaftuar që komenti i mbrojtësit aktual të Barcelonës të bëhet viral dhe të bëhet lajm në gjithë mediat spanjolle.

Mbi 17 mijë persona e kanë pëlqyer komentin e Pique, ndërsa shumë të tjerë i kanë reaguar atij, kryesisht tifozë të Realit të cilët nuk e kanë marrë me sportivitet komentin e katalunasit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

⚽🔥 #goodnightworld

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas) on May 13, 2020 at 1:03pm PDT

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori