LAJMI I FUNDIT:

Carvalho nga sezoni i ardhshëm pritet të veshë fanellën e Cityt

Carvalho nga sezoni i ardhshëm pritet të veshë fanellën e Cityt
Getty Images

Manchester City është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Sporting Lisbonës, William Carvalho.

Agjenti i lojtarit është vëllai i Pep Guardiolas, Pere, ashtu që me shuma gjasa transferimi do të ndodhë gjatë verës.


City ka përgatitur 25 milionë funte (29.5 milionë euro) për futbollistin që është kërkuar edhe nga Arsenali dhe Manchester Unitedi.

Sipas Starsport, plani është që Carvalho ta zë vendin e Yaya Toure, i cili në muajin e ardhshëm do t’i mbushë 34 vjet dhe pritet të largohet në fund të sezonit.

Portugezi më 7 prill mbush 25 vjet dhe konsiderohet si një prej mesfushorëve me perspektivë për sezonet e ardhshme. /Telegrafi/