Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezonin e ri

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka konfirmuar interesimin e tij për të nënshkruar një kontratë të re me klubin.
Me marrëveshjen aktuale që i skadon më 30 qershor, anglezi foli për të ardhmen e tij pas fitores së rëndësishme 1-0 në Ligën Premier ndaj Chelseat.
“Më pëlqen shumë këtu. E kuptoj situatën; jo gjithçka varet nga unë. Dua të jem pjesë e këtyre netëve, pjesë e diçkaje të veçantë dhe të vazhdoj të ndërtoj këtë ekip. Nuk kam një afat të caktuar për bisedimet”, u shpreh Carrick.

Ish-mesfushori i njohur anglez mori drejtimin e United më 13 janar dhe ka bërë një punë shumë të mirë në 12 ndeshje.
Nën drejtimin e Carrick, Manchester United ka regjistruar tetë fitore, dy barazime dhe dy humbje, ndërsa aktualisht renditet në vendin e tretë në Ligën Premier. /Telegrafi/




















































