LAJMI I FUNDIT:

Carragher: Real Madridi dëshiron Manen para Salah

Carragher: Real Madridi dëshiron Manen para Salah

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka frikë se ish-ekipi i tij mund të humbasë yjet e tyre te Real Madrid.

Carragher llogarit se Real Madrid ose Barcelona do të nënshkruajnë Sadio Manen para Mohamed Salah.


Salah është lidhur me një lëvizje në La Liga mes thashethemeve se trajneri i Real Madridit, Zindine Zidane, është duke planifikuar një lëvizje.

Liverpooli ‘luan me zjarr’, shtyn bisedimet për rinovimin e kontratës së Salah
Lexo po ashtu Liverpooli ‘luan me zjarr’, shtyn bisedimet për rinovimin e kontratës së Salah

Por, legjenda e Reds, Carragher mendon se më i rrezikuar për të larguar është Mane dhe jo Salah.

“Unë mendoj se situata tani – financiarisht dhe mosha e tij – do të thotë që klubet nuk kanë atë lloj parash për të”, ka thënë fillimisht Carragher.

“Ju po flisni për më shumë se 100 milionë funte dhe unë mendoj se Real Madridi dhe Barcelona do të shikonin Mbappe ose Haaland apo edhe Mane përpara Salah tani për shkak të moshës së tij”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/