LAJMI I FUNDIT:

Çarje toke, shkatërrim e zjarr – çfarë la pas tërmeti në Kaliforni

Çarje toke, shkatërrim e zjarr – çfarë la pas tërmeti në Kaliforni

Të enjten dhe të premten, disa tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tërmetet kanë goditur Kaliforninë e Jugut, duke shkaktuar dëme kolosale dhe panik të madh te mijëra qytetarë.


Lëkundjet e tokës deri në 6.2 ballë, nisën më 4 korrik, ditën kur SHBA festonte përvjetorin e Pavarësisë. Ndërkohë, që tërmeti më i fuqishëm u shënua ditën tjetër, dhe që ishte 7.1 ballë i shkallës Rihter.

Lajmi është raportuar nga mediet botërore, të cilat kanë publikuar edhe foto e video nga tërmeti.

Fatmirësisht, nga tërmeti nuk janë shënuar viktima, por vetëm panik i madh te qytetarët amerikanë, të cilët nuk e kishin ndjerë një lëkundje aq të fortë në 20 vitet e fundit.

Guvernatori i Shtetit të Kalifornisë në SHBA, Gavin Newsom, tha se dy tërmetet e mëdha që kanë ndodhur në jug të shtetit duhet të shihen si një paralajmërim serioz në aspektin e përgatitjes së ndonjë fatkeqësie.

Ai vlerësoi zhvillimet për gazetarët pas tërmeteve që ndodhën ditën e enjte dhe të premte në qytezën Ridgecrest të Kalifornisë.

“Dy tërmetet që ndodhën një pas një, përveç të gjithë Kalifornisë duhet të shihen edhe për të gjithë vendin si një paralajmërim për t’u zgjuar”, tha ai, duke treguar se qeveritë duhet të marrin masat e nevojshme si dhe qytetarët duhet të jenë të informuar se si do të mbrojnë veten.

Newsom duke treguar se në tërmet nuk ka pasur viktima ose të plagosur, tha se dëmi material ka qenë rreth 100 milionë dollarë dhe se ka marrë premtim nga presidenti Donald Trump, për mbështetje nga buxheti federal për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë shpërthyer disa zjarre për shkak të rrjedhjes së gazit.

Sizmologët paralajmërojnë se pritet që lëkundje të tjera të mëdha të tokës të vazhdojnë me ditë ndoshta dhe me javë.