LAJMI I FUNDIT:

Cardi B rrëmben rolin kryesor në “Assisted Living” të Paramount

Cardi B rrëmben rolin kryesor në “Assisted Living” të Paramount
Foto: Instagram

Reperja e popullarizuar amerikane, Cardi B, raportohet se do të ketë rolin e parë apo kryesor në komedinë, “Assisted Living” të Paramount.

Pas një çmimi në ‘Grammy’ për albumin më të mirë në 2018, ajo u shfaq në filmin e metrazhit të gjatë “Hustlers” vetëm një vit më vonë së bashku me Jennifer Lopez dhe Constance Wu.


Gjithashtu, u bë e ditur se do të luajë edhe në “Fast & Furious 9” që do transmetohet gjatë këtij viti.

Foto: Instagram

Bazuar në një skenar origjinal specifik nga shkrimtari i “This Is Us”, Kay Oyegun, “Assisted Living” ndjek një kriminele të quajtur Amber, rol ky që do të luhet nga Cardi B.

Ajo e gjen veten në një situatë të vështirë pasi në arratisje nga policia dhe disa kriminelë të tjerë, nuk gjen dot vend për t’u fshehur, teksa maskohet si një grua e moshuar dhe strehohet një azilin e gjyshes së saj, të cilën nuk e viziton prej vitesh.

Cardi B (Foto: Getty Images)

“Assisted Living” ndërkohë po bën krahasime me komeditë e tjera klasike si: Mrs. Doubtfire, Sister Act dhe Tootsie.

Skenari është realizuar nga Kay Oyegun, ndërsa Temple Hill dhe Stephen Love janë producentë të filmit.

Me Cardi B në kast, “Assisted Living” padyshim që do të mbledhë edhe shumë yje, por që publiku ende nuk e ka parë se si do të shkojë ajo në një rol kryesor. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: W Magazine)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori