LAJMI I FUNDIT:

Cara Delevingne fejohet me Ashley Benson?

Cara Delevingne fejohet me Ashley Benson?
Ashley Benson dhe Cara Delevingne (Foto: Craig Barritt/Getty Images for The Trevor Project/Guliver)

Cara Delevingne dhe Ashley Benson para një muaji e kanë konfirmuar zyrtarisht romancën e tyre, pavarësisht nga takimet për një vit.

Dhe duket sikur paraqitjet e tyre publike nuk është i vetmi hap që dyshja kanë ndërmarrë, pasi tashmë thuhet se janë fejuar.


Ashley, 29 vjeçe dhe Cara, 26 vjeçe, u shfaqen me unazë të njëtjë në udhëtimin e tyre në Saint Tropez, duke shkaktuar thashetheme se ato janë fejuar.

Cara Delevingne dhe Ashley Benson (Foto: Backgrid)

Në disa imazhe të shkrepura nga paparacit, shihen Cara së bashku me Ashleyn duke u përqafuar në rrugët e Francës, derisa atje janë edhe duke pushuar.

Cara Delevingne konfirmon lidhjen me aktoren Ashley Benson
Lexo po ashtu Cara Delevingne konfirmon lidhjen me aktoren Ashley Benson

Në ndërkohë, Cara më parë ishte përfolur edhe për një romancë me këngëtaren shqiptare, Rita Ora. /Telegrafi/

Cara Delevingne dhe Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)