Rep-artisti i njohur, Capital T, është tejet i pëlqyer në estradën shqiptare, pasi edhe sjell gjithmonë projekte të reja.

Sa i përket jetës personale, reperi gjithmonë di të jetë më i rezervuar, sidomos gjatë paraqitjeve televizive.


Por, duket se ai tashmë ka vendosur që të befasojë ndjekësit e tij, me vetën një fotografi.

truekapo 124035952 1224238757944906 1058516199891716851 n (Foto: Instagram)

Në rrjetin social Instagram, Capital T ka ndarë një imazh ku shihet afër nja vajze, fytyrën e së cilës nuk e ka zbuluar.

“Më pëlqen jeta si e jetoj”, ka shkruar ai në përshkrim.

truekapo 120576621 360023518683839 7245468409854136207 n (Foto: Instagram)

Ditë më parë vet artisti ka deklaruar se është beqar, teksa nuk ka zgjedhur të jap detaje të mëtutjeshme.

Nuk i dihet ende nëse e njëjta vajzë është e dashura e tij, apo thjesht ndonjë mike tij. /Telegrafi/