LAJMI I FUNDIT:

Capital T i ftuari i radhës në “Barber Shok” me Fis Junikun

Capital T i ftuari i radhës në “Barber Shok” me Fis Junikun
Foto: YouTube

Tashmë emisioni “Barber Shok” me producent dhe moderator Fis Junikun ka nisur me sezonin e katërt të shtunën e kaluar (15 tetor).

I ftuari i parë ishte reperi Semi, kurse në episodin e radhës do ketë një emër shumë special të estradës shqiptare.


Bëhet fjalë për artistin Trim Ademi apo siç njihet për publikun me emrin artistik, Capital T.

Krijuesi i hitit “Dukat” përballë Fisit ka shpalosur detaje të shumta nga karriera e bujshme profesionale, ndonëse nuk munguan as shakatë ndërmjet tyre.

Programi, që sjell përplot argëtim e gjëra interesante, transmetohet nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Semi e thotë në “Barber Shok”: Edhe artistët vendor duhet të paguhen në “Sunny Hill Festival”
Lexo po ashtu Semi e thotë në “Barber Shok”: Edhe artistët vendor duhet të paguhen në “Sunny Hill Festival”

Më poshtë ua sjellim promon e së shtunës për t’ua dhënë shikuesve një vështrim të shkurtër nga ajo që pritet të shohin:

/Telegrafi/