LAJMI I FUNDIT:

Capital T arrin 20 milionë me “Kujtime”

Capital T arrin 20 milionë me “Kujtime”

Capital T është siguruar që e gjithë pranvera të kalojë nën ritmet e tij.

E kjo vërtetohet nga suksesi i këngës “Kujtime” që u prit shumë mirë nga publiku.


Ritmi oriental i rap baladës moderne u prit aq mirë sa për një kohë të shkurtër nga publikimi ka arritur 20 milionë klikime.

Hip hop superylli së fundmi vazhodi me projekte atraktive e klipe interesante.

“Hookah” u prit shumë mirë nga të gjithë adhuruesit e repit.

Ndërkaq, Kapo vazhdon të jetë i kërkuar duke pasur turne të madh gjatë kësaj vere në qytetet më të mëdha shqiptare. /Telegrafi/