eksperti-banner

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdon të jetë shumë e përfolur në media.

Javën e kaluar, e ftuar në "Xing me Ermalin", për herë të parë këngëtarja u prononcua rreth raporteve shumë të përfolura me kunatën e saj, këngëtaren Tuna.


Ajo tha se mes tyre nuk ka asnjë përplasje, por thjeshtë raporte të ftohura.

Sido që të jetë, Nora, vazhdon të flitet edhe për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale, të cilat i ka të shpeshta.

Dhe për t'u dukur gjithnjë tërheqëse dhe elegante, Nora duket se shpenzon mjaft.

Faqja "What the wearin" ka hedhur një sy mbi paraqitjet e saj të fundit, duke zbuluar se vetëm çanta e saj e markës "Chanel", kushton rreth 4250 euro.

Rripi i saj i markës "Gucci" kushton afro 350 euro, atletet "Gucci" rreth 1200 euro, e ndërsa bluza e bardhë 155 euro.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika i kanë mundësuar këngëtares, që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze. /Telegrafi/