Është hera e parë që çifti drejton këtë festival, ndërsa ata nuk e fshehin se kanë qenë të entuziazmuar kur kanë marrë propozimin.

“Propozimi erdhi fare surprizë nga ana e regjisorit të festivalit Osman Mula dhe drejtorit të RTSH-së, Petrit Beci. Ishte krejt e papritur dhe është normale që patëm edhe frikë. Ishte një vlerësim dhe përgjegjësi shumë e madhe, megjithatë ishim të pavendosur, sepse ishte eksperienca e parë dhe u menduam për pak kohë, por pasi u konsultuam edhe me miqtë tanë, vendosëm që ta pranojmë”, thonë ata për Panorama.

Çifti thotë se e kanë më të lehtë të këndojnë, duke qenë se e kanë profesion, megjithatë ata kanë vendosur të provojnë edhe anën tjetër të festivalit. /Telegrafi/