LAJMI I FUNDIT:

Can: Ronaldo është diçka tjetër

Can: Ronaldo është diçka tjetër
Foto: Juventus FC/Twitter

Ardhja e re e Juventusit, Emre Can, thotë se është i lumtur me ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Mesfushori gjerman thotë se CR7 është një nivel tjetër.


“Kam pasur privilegjin dhe fatin të luaj me disa lojtarë të klasit botëror në të kaluarën, por Ronaldo është diçka tjetër”, ka thënë Can për Bild.

“Ai ka lënë shenjën e tij në këtë epokë të futbollit. Juventusi tashmë ishte i fortë, por Cristiano do e përmirësonte çdo skuadër”.

“Ai është i jashtëzakonshëm, jam shumë i lumtur që do të luajë me atë”, shtoi gjermani.

Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit
Lexo po ashtu Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Vlen të theksohet se Ronaldoi kaloi nga Reali te Juventusi për 100 milionë euro.

Ashtu si shuma e transferimit, edhe ajo e rrogës është mjaft e madhe, CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në vit. /Telegrafi/