LAJMI I FUNDIT:

Cameron Diaz flet për herë të parë pasi u bë nënë: Jam shumë e lumtur, është pjesa më e mirë e jetës

Cameron Diaz flet për herë të parë pasi u bë nënë: Jam shumë e lumtur, është pjesa më e mirë e jetës

Supermodelja Cameron Diaz ka thyer heshtjen ndërsa ka folur për herë të parë pasi u bë nënë e një vajze të quajtur, Raddix Chloe Wildflower Madden, duke e quajtur këtë ‘si gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë’.

Aktorja 47-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, 40-vjeç, mirëpritën vajzën e tyre në dhjetor dhe ylli i “Mask” është duke e dashur çdo minutë të kapitullit të ri në jetën e saj.


“Më pëlqen të jem nënë. Është pjesa më e mirë, më e mira e jetës sime”, ka thënë ajo.

Benji Madden dhe Cameron Diaz

“Unë jam shumë mirënjohëse dhe aq e lumtur dhe është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe unë kam aq fat që e bëj atë me Benj dhe ne po kalojmë kohën më të mirë. Jam e emocionuar. Nuk mund ta besoj”, vazhdon Diaz.

Dhe Cameron e vlerësoi tejet shumë edhe partnerin e saj duke thënë se ai është ‘një baba i mahnitshëm’, kështu që kur ajo pushon ai kujdeset për vajzën e tyre.

Cameron Diaz

Teksa po fliste në një lidhje ‘live’ në Instagram me shoqen e saj, Cameron tha “Unë jam duke gatuar, pastruar ose duke u kujdesur për fëmijën – dhe zakonisht të gjitha në të njëjtën kohë”.

Njëzet të famshmit të cilët u martuan pas 40-ave dhe dëshmuan se nuk është vonë asnjëherë për të gjetur dashurinë
Lexo po ashtu Njëzet të famshmit të cilët u martuan pas 40-ave dhe dëshmuan se nuk është vonë asnjëherë për të gjetur dashurinë

“Pasi ta përfundojmë pastrimin me foshnjën tonë, Benji e vë në shtrat dhe kujdeset për të. Ai është shumë i mirë. Unë jam me fat që ai është babai i fëmijës tim”, ka thënë ndër tjerash Cameron. /Telegrafi/

Benji Madden dhe Cameron Diaz

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori