LAJMI I FUNDIT:

Caktohet vendi ku do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi-Kosovë

Caktohet vendi ku do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi-Kosovë
(Foto: ffk-kosova.com)

Kryeqyteti hungarez, Budapesti, do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.


Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.

Pas ndalesës nga FIFA, Bjellorusia cakton shtetin ku do të zhvilloj ndeshjen me Kosovën
Lexo po ashtu Pas ndalesës nga FIFA, Bjellorusia cakton shtetin ku do të zhvilloj ndeshjen me Kosovën

Për shkak të sanksioneve të UEFA-s, bjellorusët kanë zgjedhur që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në Novi Sad, ku duhet të luajnë pa praninë e tifozëve.

Për dallim nga Rusia, Bjellorusia mund t’i zhvillojë ndeshjet në turnetë e UEFA-s, por jashtë vendit dhe pa praninë e tifozëve.

Në kualifikimet për ‘Euro 2024’, kjo përfaqësuese ndodhet në Grupin I së bashku me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

Në rastin e Kosovës, padyshim se duhej të caktonte një vend tjetër për zhvillimin e ndeshjes, ku Bjellorusia është në cilësinë e nikoqirit, kështu që është zgjedhur Budapesti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori