LAJMI I FUNDIT:

Caktohet orari për El Clasico, vendoset në një orar të pazakontë

Caktohet orari për El Clasico, vendoset në një orar të pazakontë

El Clasico i parë i këtij sezoni tashmë ka një datë dhe një orë dhe është zyrtare.

Sfida mes dy gjigantëve të futbollit Barcelonës dhe Real Madridit në program në javën e 10-të të La Ligas, do të luhet të shtunën e 26 tetorit në një orar të pazakontë.


Liga spanjolle e futbollit ka vendosur që El Clasico i parë i këtij viti të luhet në orën 13:00.

El Clasicot gjithmonë kanë sjell shumë emocione..

Barcelona do të vijë me një ditë më pak përgatitje në këtë superduel pasi të mërkurën e 23 tetorit luan në Ligës e Kampionëve në Pragë ndaj Slavias.

Ndërkohë Reali luan të martën në Stamboll ndaj Galatasarayt. /Telegrafi/