LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Shqipëria dhe Kosova në një zë për adresimin e gjenocidit serb

Cakaj: Shqipëria dhe Kosova në një zë për adresimin e gjenocidit serb

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i diplomacisë shqiptare i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, thekson nevojën për krijimin e një momentumi të ri bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.


Ministri Cakaj ka bërë të ditur se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore ka një rëndësi strategjike dhe pragmatike.

“Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja!” – shprehet Cakaj, njofton Telegrafi.

Në fokus të takimit ishte edhe nevoja që Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të veprojnë njëzëri për adresimin e krimeve të luftës, projekteve të spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë si dhe adresimi i krimeve sistematike të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Cakaj shprehet se si  mbështetëse e pakushtëzuar e Republikës së Kosovës, Shqipëria nënvizon domosdoshmërinë e parashtrimit të çështjes së dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Serbisë. Një proces ky që duhet të përmbyllet me njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës nga Serbia si parakusht i drejtësisë historike dhe përparimit të rajonit.

“Shqipëria do të intensifikojë angazhimin për mbështetjen e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e mëtejmë të saj në arenën ndërkombëtare. Puna e përbashkët ndër-shtetërore duhet të zhvillohet nën dritën e idealeve më larta kombëtare!” – deklaron shefi i diplomacisë shqiptare, në përmbyllje të postimit të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori