Qendrori nga Vushtrria që po vazhdon të shkëlqejë nën fanellën kuqezi, megjithatë shprehet i kënaqur me ecurinë e skuadrës së Tahir Lushtakut këtë edicion.

“Duke i marrë parasysh rrethanat dhe përgatitjet, besoj që në këtë fazë të kampionatit kemi mundur t’i kemi edhe pesë pikë më shumë, por na ka munguar fati”, tha Cakaj për gazetën Arena.


“Jam i kënaqur me rezultatet e skuadrës dhe do të angazhohemi maksimalisht në xhirot e mbetura të vjeshtës që të fitojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një vjeshtë sa më të qetë”, përfundoi Cakaj.

Drenica renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 17 pikë të tubuara. Këtë javë ata luajnë ndaj Trepçës në udhëtim. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app