LAJMI I FUNDIT:

Çaji indian masala për forcim imuniteti: Këtu është sekreti për të bërë një lloj delikatese aziatike

Çaji indian masala për forcim imuniteti: Këtu është sekreti për të bërë një lloj delikatese aziatike

Çaji tradicional indian masala fuqizon dhe forcon imunitetin! Stimulon punën e zorrëve, andaj edhe zbut fryrjen

Gjithashtu, përshpejton metabolizmin, gjë që e bën më të lehtë humbjen e kilogramëve. Përmirëson përqendrimin, zbut marramendjen dhe redukton stresin, transmeton Telegrafi.

Çfarë është masala?

Fjala masala në Indi do të thotë çfarëdo përzierje erëzash. Përdoret në përgatitjen e çajit dhe ndryshon nga rajoni në rajon, madje dhe nga familja në familje.

Edhe ju mund të shtoni ndonjë erzë tuajën të preferuar dhe të bëni kombinimin tuaj ideal për këtë çaj.

Përbërësit për 4 persona:

▪ 3 qese me çaj të zi
▪ 4 gota ujë
▪ 1/2 lugë çaji të bluar ose një copë shkop kanelle
▪ 1/2 lugë çaji të bluar ose një copë xhenxhefil të freskët, të grirë (rreth 2 cm)
▪ 1/2 lugë çaji kardamom jeshil
▪ 1/2 lugë çaji kokrra piper të zi
▪ 1/2 lugë çaji karafil
▪ 1 lugë çaji koriandër
▪ 1 filxhan qumësht
▪ nëse dëshironi, mjaltë ose një ëmbëltues tjetër

Përgatitja:

Shtoni erëzat në ujin e vluar, mbulojeni dhe ziejini në zjarr të ulët për 10 minuta.

Shtoni qeset e çajit, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbuluara për 10 minuta të tjera. Më pas derdhni qumështin dhe ngroheni në një temperaturë të rehatshme për t’u pirë. Çaji nuk duhet të vlojë kur shtoni qumështin.

Kullojeni dhe shërbejeni me mjaltë ose një ëmbëltues tjetër.

Çaji duhet të zihet në një enë të emaluar, mundësisht me një shtresë të errët, pasi mbeten njollat nga erëzat.

shutterstock

Sugjerimi i një përzierje erëzash

Mund të bluani së bashku: kardamom, kanellë, xhenxhefil të thatë, karafil dhe piper të zi. Kardamomi duhet të mbizotërojë këtë kombinim. Xhenxhefili i freskët gjithashtu jep një shije specifike.

Nga erëzat mund të shtoni: arrëmyshk, anis, petalet e trëndafilit, lëvozhgën e portokallit, vaniljen.

Shija e mprehtë që i jepet nga xhenxhefili dhe speci i freskët kënaq vërtet një organizëm të rraskapitur dhe të dobësuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori