LAJMI I FUNDIT:

Çaji dhe kafja e rrisin rrezikun e migrenës

Çaji dhe kafja e rrisin rrezikun e migrenës

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i tri kafeve apo çajave në ditë jua rritë rrezikun e migrenës.

Në studimin e kryer nga “The Migraine Trust”, ata të cilët i kishin konsumuar më shumë se dy pije me kafeinë përgjatë një periudhe 24-orëshe kishin pasur më shumë shanse të kenë dhimbje koke, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, ata të cilët rrallëherë kishin konsumuar pije me kafeinë, kishte mjaftuar vetëm 1 gotë për t’ua rritë shanset e migrenës.

Migrena është sëmundja e tretë më e zakonshme në botë dhe çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë rreth 190,000 njerëz nga ajo.

Kafja, çaji, pijet me kafeinë dhe pijet energjike ishin analizuar për këtë studim.

Migrena i prek rreth 1 miliardë persona të rritur anë e botës.

Jo vetëm se është sëmundje që shkakton dhimbje të tmerrshme të kokës, por edhe rezulton në kosto direkte dhe indirekte, siç janë medikamentet apo humbja e produktivitetit.

Shkaktarët e migrenës përfshijnë konsumimin e alkoolit, stresi, medikamentet, ndryshimet hormonale dhe pijet e ushqimet e caktuara.

Shkencëtarët kanë thënë se duhet të kryhen hulumtime të mëtutjeshme për të formuluar udhëzime të sakta dhe për ta kuptuar ndikimin e plotë të kafeinës te pacientët me migrenë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori