LAJMI I FUNDIT:

Caicedo lëshon aludimin e madh në internet për largimin nga Brighton

Caicedo lëshon aludimin e madh në internet për largimin nga Brighton

Ylli i Brighton, Moises Caicedo, ka lënë të kuptohet se do të largohet nga klubi këtë verë.

21-vjeçari e ka hequr Brighton nga seksioni bio në profilin e tij zyrtar në Instagram.


Reprezentuesi i Ekuadorit tashmë ka qenë subjekt i një oferte të madhe parash nga Chelsea.

"Nuk mund t'i them jo Chelseat" - Caicedo pranon marrëveshjen me Blutë
Lexo po ashtu "Nuk mund t'i them jo Chelseat" - Caicedo pranon marrëveshjen me Blutë

Megjithatë, londinezët e kanë parë ofertën të refuzuar, pasi Brighton po kërkon një tarifë më të lartë.

Brighton vlerëson Caicedon në mbi 110 milionë euro, që është rreth tarifës që Arsenali ka paguar West Ham për Declan Rice.

Nëse Topçinjtë mund të paguajnë një shumë të tillë për anglezin, Brighton beson se Caicedo është një lojtar me cilësi të ngjashme apo edhe më i mirë. /Telegrafi/