LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në njoftimin e tij në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut thekson se “zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të realizohet pa stabilitet dhe siguri, si kushte për realizimin e një të drejtat e njeriut – e drejta për një jetë dinjitoze”.

“Si nënshkrues i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe si një vend që ka pranuar si të vetat 17 synimet globale të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm, vendi ynë ka përafruar prioritetet e tij kombëtare të zhvillimit, kuadrin për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, detyrimet e saj për barazi gjinore me Axhendën 2030”, shkruan Bytyqi.


Bytyqi thekson se “duke e pasur anëtarësimin në Bashkimin Evropian si prioritet kryesor kombëtar, Maqedonia e Veriut kultivon një shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse me institucione transparente, efektive dhe të përgjegjshme si parakushtet bazë që një shoqëri të quhet komunitet i barabartë i lirë dhe qytetar dinjitoz”.

Ai thekson se “duke e pasur anëtarësimin në Bashkimin Evropian si prioritet kryesor kombëtar, Maqedonia e Veriut kultivon një shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse me institucione transparente, efektive dhe të përgjegjshme si parakushtet bazë që një shoqëri të quhet komunitet i barabartë i lirë dhe dinjitoz”./Telegrafi/