LAJMI I FUNDIT:

Bylbyl Sokoli thotë se Gjilani me shumë mungesa pati paraqitje të mirë ndaj Ballkanit

Bylbyl Sokoli thotë se Gjilani me shumë mungesa pati paraqitje të mirë ndaj Ballkanit

Gjilani nuk ka arritur që të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Ballkanit në barazimin 1-1 në kuadër të javës së 21-të në Supelrigën e Kosovës.

Gjilanasit duket se në këtë edicion do të luftojnë vetëm për mesin e tabelës edhe pse kanë një skuadër mjaftë të pasur.


Sokoli tha pas ndeshjes se Gjilani kishte shumë mungesa, por paraqitja ishte e nivelit të lartë.

Trajneri i Ballkanit e vlerëson lartë pikën e marrë në udhëtim te Gjilani
Lexo po ashtu Trajneri i Ballkanit e vlerëson lartë pikën e marrë në udhëtim te Gjilani

“Presioni për fitore ishte tek ne, gjë që mendoj se ndikoi jashtëzakonisht negativisht. Në ndeshje si këto mund të humbni, të fitoni ose të barazoni, pra të tre rezultatet janë në lojë. Por, personalisht jam i kënaqur me angazhimin e djemve, kjo është me rëndësi”, deklaroi fillimisht Sokoli për Art Sport.

“Gjithashtu, pashë një ekip që dëshiron rezultatin, elementet e tjera do të vijnë me kohë, ani pse javëve në vijim do të përballemi me mungesa, dy për shkak të kartonëve, dy të tjerë për shkak të lëndimit”, shtoi ndër të tjera Sokoli.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 31 pikë. /Telegrafi/