LAJMI I FUNDIT:

Buxheti e stafi i Speciales caktohen këtë verë (Video)

Buxheti e stafi i Speciales caktohen këtë verë (Video)

Gjatë verës, Bashkimi Evropian do të caktojë stafin e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit Special, pranë Gjykatës Speciale. Ndërsa, në qershor pritet që të caktohet buxheti që do të mundësonte fillimin e punës stafit të rekrutuar.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë thënë Tribuna Channel se të gjithë hapat logjistik dhe administrativë për këtë çështje kanë përfunduar, porse mbetet që buxheti të miratohet nga këshilli i BE-së në qershor.


BE ka shpallur konkurs për 37 pozita për staf të Speciales.

Sa i përket rekrutimit të stafit deri më tani, saktësisht më 27 maj është mbyllur konkursi për pozitat administrative pa përfshirë pozicionin e gjykatësve.