Butragueno: Odegaard është i gatshëm për të debutuar

Kampioni i dhjetëfishtë i Evropës e konfirmoi sot gjatë ditës transferimin e gjashtëmbëdhjetëvjeçarit norvegjez nga Stromsgodset për një shumë që sillet rreth 3 milionë euro.
“Martin do të stërvitet me skuadrën e parë dhe atë të Castillas dhe do të luajë për Castillan deri në fund të sezonit, mirëpo nëse Carlo Ancelotti dëshiron ta thërrasë atë në skuadrën e parë, ai do të jetë në dispozicion të trajnerit”, ka thënë Butragueno për gazetarët. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































