LAJMI I FUNDIT:

Bütikofer: PSP dhe pavarësia e saj janë kriterium kyç për BE-në (Video)

Bütikofer: PSP dhe pavarësia e saj janë kriterium kyç për BE-në (Video)
Reinhard Bütikofer (MdEP, Die Grünen/EFA)

Kryetari i Partive të Gjelbërta në Evropë, Reinhard Bütikofer, në një intervistë për Nova ka thënë se roli i Prokurorisë Speciale Publike është i një rëndësie të madhe për përparimin e Maqedonisë në integrimet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Gjithmonë kam menduar se roli i PSP-së është i një rëndësie të madhe për zhvillim të mirë, sepse për tu tejkaluar negativitetet nga e kaluara, patjetër të keni institucione që do tu besoni dhe që kanë kredibilitet, autonomi dhe kapacitet për tu përballur me problemet. Vetëm kështu mund të pastrohet rruga, të kthehet transparenca dhe të kthehet besimi në mesin e njerëzve. Përderisa institutcionet janë të infektuara me strategji partiake, atëherë ata e humbin kredibilitetin’, ka thënë ndër të tjera Bütikofer. /Telegrafi/